Nga yoga, meditimi dhe pilates te aktivitetet në natyrë, festivali mbahet nga 24 deri me 27 shtator.
Frymë Festival do të mbahet nga 24 deri me 27 shtator 2026 në Shkodër, me një program të fokusuar në mirëqenie, qetësi të brendshme dhe lidhjen me veten dhe të tjerët.
Festivali do të mbledhë folës, instruktorë dhe profesionistë të fushës së mirëqenies, përmes një programi të ndërtuar rreth tri shtyllave: Mendje, Trup, Shpirt.
Programi do të përfshijë aktivitete si meditimi, yoga dhe pilates, si dhe aktivitete në natyrë dhe biseda mbi shëndetin mendor dhe mirëqenien.
Përveç aktiviteteve, pjesëmarrësit do të kenë mundësi të përjetojnë edhe aktivitete të veçanta, përfshirë darka mes vreshtave, vizitë në Kalanë e Rozafës dhe lundrim në Liqenin e Shkodrës mes zambakëve të ujit.
Organizatorët e përshkruajnë Frymë Festivalin si një mundësi për t’u shkëputur nga rutina e përditshme, për të marrë frymë dhe për t’u rikthyer me energji të përtërirë.
Festivali do të zhvillohet për katër ditë në një prej destinacioneve turistike pranë Liqenit të Shkodrës.
