KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Murat Yildirim dhe Iman Elbani bëhen prindër për herë të dytë

Murat Yildirim dhe Iman Elbani bëhen prindër për herë të dytë

Aktori i njohur turk, Murat Yildirim dhe bashkëshortja e tij, aktorja marokene dhe ish-Miss Iman Elbani, janë bërë prindër për herë të dytë.

Çifti e ndau lajmin e gëzueshëm me ndjekësit në rrjetet sociale, duke publikuar një fotografi ku shfaqen të buzëqeshur, ndërsa mbajnë në krahë djalin e tyre të porsalindur.

“Mirë se erdhe në botë, djali ynë Kerem. Falë mëshirës dhe ndihmës së Zotit, u bekuam me një djalë të cilit i dhamë emrin Kerem. Lusim Zotin që ai të jetë gëzim dhe ngushëllim për sytë dhe zemrat tona, dashtë Zoti”, shkruan çifti në postimin e tyre.

Lajmi i ka gëzuar shumë fansat e çiftit, të cilët prej vitesh ndjekin historinë e tyre të dashurisë dhe jetën familjare.

Murat dhe Iman janë të martuar që nga viti 2016.

Marrëdhënia e tyre ka tërhequr gjithmonë vëmendjen e publikut, veçanërisht për faktin se vijnë nga vende të ndryshme, por kanë ndërtuar së bashku jetën e tyre në Turqi.

Çifti tashmë ka edhe një vajzë, Miray, e cila lindi në tetor të vitit 2022.

Tani, rreth katër vjet pas lindjes së vajzës së tyre, familja është zgjeruar me një tjetër anëtar. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.