KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Ndahen 685 mijë euro për renovimin dhe rindërtimin e shtëpive të familjeve të cenueshme në Obiliq

Ndahen 685 mijë euro për renovimin dhe rindërtimin e shtëpive të familjeve të cenueshme në Obiliq

Komuna e Obiliqit ka përfituar financim prej 685 mijë eurosh për renovimin dhe rindërtimin e shtëpive të familjeve të cenueshme.

Marrëveshja për Grant për financimin e Programeve të Banimit, në kuadër të projektit “Banimi Social Adekuat”, është nënshkruar nga kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, dhe ministrja në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli Dalipi.

Nga shuma totale, 300 mijë euro janë ndarë për programin e renovimit të shtëpive private, ndërsa 385 mijë euro për rindërtimin e shtëpive private për familjet e cenueshme.

Sipas Komunës, përmes këtij financimi synohet përmirësimi i kushteve të banimit dhe krijimi i kushteve më të dinjitetshme për familjet në nevojë.

Komuna e Obiliqit do të jetë përgjegjëse për zbatimin e programeve, përfshirë identifikimin dhe përzgjedhjen e përfituesve, në përputhje me kriteret dhe procedurat përkatëse. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.