Ikona e muzikës country, Dolly Parton, u nda nga jeta të martën në Nashville, në moshën 80-vjeçare.
Vdekja e saj erdhi vetëm katër ditë pasi ajo kishte deklaruar në një intervistë për revistën People se ende kishte shumë gjëra që dëshironte të realizonte.
Sipas zëdhënësit të saj, Parton kishte lënë si dëshirë që familja të organizonte një ceremoni të vogël dhe private për t’i dhënë lamtumirën e fundit.
Fansat dhe miqtë janë ftuar që ta nderojnë kujtimin e artistes përmes rrjeteve sociale, duke publikuar mesazhe në profilin e saj ose në faqen zyrtare.
Familja ka kërkuar gjithashtu që, në vend të dërgimit të luleve, admiruesit të bëjnë donacione për fondacionin e saj “Imagination Library”, i cili prej vitesh mbështet fëmijët dhe edukimin përmes shpërndarjes së librave.
Lajmin për vdekjen e saj e bëri të ditur nipi Bryan Seaver përmes një videoje në Instagram.
Ai tregoi se Dolly e kishte kërkuar që ta bënte këtë njoftim shumë vite më parë, shumë kohë para se ai ta imagjinonte se një ditë do t’i duhej vërtet ta realizonte. /Telegrafi/
