KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

“Nuk është hera e parë që kaloj momente të vështira”, fjalët e fundit të Dolly Parton për problemet shëndetësore

“Nuk është hera e parë që kaloj momente të vështira”, fjalët e fundit të Dolly Parton për problemet shëndetësore

Dolly Parton, legjenda e muzikës country, u nda nga jeta në moshën 80-vjeçare, vetëm pak ditë pasi kishte folur publikisht për gjendjen e saj shëndetësore.

Në intervistën e fundit për revistën People, Parton tregoi se po përballej me disa probleme shëndetësore, të cilave nuk u kishte kushtuar vëmendje të mjaftueshme gjatë kohës kur kujdesej për bashkëshortin e saj, Carl Dean, i cili ndërroi jetë në mars të vitit 2025.

Këngëtarja pranoi se shëndeti i saj kishte kaluar në plan të dytë, por theksoi se kishte përjetuar edhe më parë periudha të vështira shëndetësore.

Pavarësisht kësaj, vazhdoi të punonte dhe të planifikonte projekte të reja deri në ditët e fundit.

Lajmin për vdekjen e saj e bëri të ditur nipi Bryan Seaver, i cili ndau edhe një nga dëshirat e fundit të artistes: të pushonte në një shtrat të butë prej pambuku, pas një jete të kaluar mes skenës, muzikës dhe veshjeve të saj ikonike.

Dolly la pas një karrierë prej dekadash dhe një trashëgimi të jashtëzakonshme, duke u shndërruar në një prej figurave më të mëdha dhe më të dashura të muzikës country.

Përveç muzikës, do të kujtohet edhe për kontributin e saj në film, biznes dhe filantropi, duke lënë gjurmë te miliona njerëz në mbarë botën.

Këngët e saj si “Jolene”, “9 to 5” dhe “I Will Always Love You” do të mbeten pjesë e trashëgimisë së saj të përjetshme. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.