KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Zyrtare: Ballkani ‘blindon’ portën, transferon Gentian Selmanin

Zyrtare: Ballkani ‘blindon’ portën, transferon Gentian Selmanin

Ballkani ka zyrtarizuar transferimin e portierit shqiptar Gentian Selmani, i cili i bashkohet skuadrës nga Suhareka pas një sezoni të suksesshëm te Teuta e Durrësit.

Selmani, i lindur më 9 mars 1998 në Krujë, është formuar në futbollin shqiptar dhe gjatë karrierës së tij ka krijuar përvojë edhe jashtë vendit.

Portieri shqiptar ka luajtur në Turqi, ku ka qenë pjesë e Menemen FK dhe Boluspor, duke regjistruar paraqitje në kategorinë e dytë turke, si dhe në Kupën e Turqisë. Ai ka qenë gjithashtu pjesë e Kombëtares së Shqipërisë.

Në sezonin 2025/26, Selmani ishte pjesë e Teutës, ku ishte një nga portierët kryesorë të skuadrës dhe regjistroi 40 paraqitje në të gjitha garat.

Me ardhjen e tij, Ballkani fiton një portier me përvojë të konsiderueshme në futbollin shqiptar dhe atë ndërkombëtar.

Selmani tashmë do të jetë pjesë e projektit të Ballkanit, me synimin për të kontribuar mes shtyllave të portës në garat vendore dhe evropiane. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.