Close Menu
    LEXO GJITHASHTU

    Haradinaj: Është urgjente të investojmë në kapacitete të reja energjetike

    January 3, 2026

    Publikohen pamje të shkatërrimit pas sulmeve amerikane në Venezuelë

    January 3, 2026

    Mickoski: Shkalla e varfërisë në Maqedoni po zvogëlohet

    January 3, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • Haradinaj: Është urgjente të investojmë në kapacitete të reja energjetike
    • Publikohen pamje të shkatërrimit pas sulmeve amerikane në Venezuelë
    • Mickoski: Shkalla e varfërisë në Maqedoni po zvogëlohet
    • Ish-ylli i Bayernit bëhet me ekip të ri në moshën 44-vjeçare
    • Këtë vit, blerja e një telefoni mund t’ju kushtojë më shtrenjtë
    • Vjen reagimi i parë i Trumpit pas operacionit historik në Venezuelë
    • As këtë mandat, Lumbardh Salihu nuk i fiton votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur deputet
    • Burri vrau gruan dhe më pas veten në Orikum, zbardhet dëshmia e fëmijëve: Nënën e gjetëm të lidhur
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Saturday, January 3
    • Ballina
    • Zgjedhjet
      • Zgjedhjet parlamentare
      • Zgjedhjet e jashtëzakonshme
      • Zgjedhjet e 28 dhjetorit
      • Zgjedhjet parlamentare 2025
    • Moti
      • Moti në kosovë
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home » Leku: Çështjet pronësore vazhdojnë të jenë ndër më të ndërlikuarat, mungesa e të dhënave kadastrale mbetet problem kyç

    Leku: Çështjet pronësore vazhdojnë të jenë ndër më të ndërlikuarat, mungesa e të dhënave kadastrale mbetet problem kyç

    korrektpressBy korrektpressDecember 26, 2025 Atrc 3 Mins Read
    Leku: Çështjet pronësore vazhdojnë të jenë ndër më të ndërlikuarat, mungesa e të dhënave kadastrale mbetet problem kyç
    Leku: Çështjet pronësore vazhdojnë të jenë ndër më të ndërlikuarat, mungesa e të dhënave kadastrale mbetet problem kyç
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Çështjet pronësore dhe trashëgimore vazhdojnë të mbeten ndër temat më të ndjeshme dhe më komplekse për sistemin gjyqësor të Kosovës, ndërsa mungesa e dokumentacionit kadastral dhe rrethanat historike vazhdojnë të ndikojnë drejtpërdrejt në zvarritjen e proceseve gjyqësore.

    Kështu ka deklaruar gjyqtari i Gjykatës Supreme të Kosovës, Zenel Leku, në podcastin për të drejtat pronësore në Telegrafi me redaktoren Jehona Hulaj, ku ka theksuar se këto raste kërkojnë trajtim të veçantë dhe profesionalizëm të lartë.

    “Çështjet pronësore janë çështje të ndërlikuara. Vendimmarrja shpeshherë komplikohet për shkak të mungesës së të dhënave kadastrale, pasi dihet që gjatë luftës ato janë marrë dhe janë dërguar në Serbi, gjë që edhe sot paraqet problem serioz në vendimmarrje,” ka thënë Leku.

    Sipas tij, përkundër përpjekjeve për trajtim më efikas, gjykatat përballen me ngarkesë të madhe të lëndëve, sidomos në vitet e fundit për shkak të kontesteve të natyrës tjetër, siç janë ato të punës.

    Gjyqtari Zenel Leku gjatë podcastit në Telegragfi /Foto:Ridvan Slivova

    “Vërehet një qasje më pozitive dhe trajtim më i shpejtë i këtyre rasteve, por ngarkesa e madhe me lëndë të tjera, sidomos kontestet e punës, ndikon drejtpërdrejt edhe në zvarritjen e çështjeve pronësore,” ka shtuar ai.

    Gjyqtari i Gjykatës Supreme ka bërë të ditur se mesatarja e trajtimit të çështjeve pronësore në Kosovë sillet rreth pesë vjet, duke theksuar se po punohet që kjo kohë të zvogëlohet dhe të përputhet me standardet evropiane.

    “Sipas studimeve, çështjet pronësore zgjasin mesatarisht rreth pesë vjet. Po punohet që kjo kohë të zvogëlohet dhe të jetë brenda standardeve që kërkohen edhe nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut,” ka theksuar Leku.

    Ai ka përmendur gjithashtu se mungesa e komunikimit procedural me Serbinë mbetet një nga faktorët kryesorë që pamundëson trajtimin e disa rasteve.

    “Ligji përcakton mënyrën e komunikimit me palët në procedurë. Kur komunikimi është i pamundur, gjykata detyrohet të ndërpresë ose të pushojë gjykimin,” ka sqaruar ai.

    Duke folur për të drejtat e grave në trashëgimi, Leku ka vlerësuar se ka një trend pozitiv sa i përket vetëdijesimit dhe paraqitjes së rasteve nga gratë në gjykatë, megjithatë sfidat mbeten të pranishme.

    “Vërehet një trend pozitiv i paraqitjes së rasteve nga gratë që kërkojnë realizimin e të drejtave të tyre nga trashëgimia ose pasuria e përbashkët e bashkëshortëve,” ka thënë ai.

    Ai ka theksuar se përjashtimi nga trashëgimia përbën shkelje serioze dhe në disa raste edhe vepër penale.

    “Ka raste kur trashëgimia hapet pa u njoftuar trashëgimtarët, kryesisht gratë, dhe kjo përbën shkelje serioze. Trashëgimtari nuk mbetet pa pjesën e tij dhe ka të drejtë t’i drejtohet gjykatës,” ka deklaruar Leku.

    Gjyqtari Zenel Leku gjatë podcastit në Telegragfi /Foto:Ridvan Slivova

    Leku ka nënvizuar rëndësinë e ndërtimit të praktikës unike gjyqësore, duke përmendur mendimet juridike të Gjykatës Supreme si instrument kyç për sigurinë juridike të qytetarëve.

    “Ndërtimi i praktikës unike është shumë i rëndësishëm për sigurinë juridike të qytetarëve. Vendimmarrje të ndryshme për rrethana të njëjta krijojnë pabarazi dhe pasiguri,” ka thënë ai.

    Në fund, gjyqtari i Gjykatës Supreme u ka bërë thirrje qytetarëve që të besojnë në sistemin gjyqësor.

    “Mesazhi im është që qytetarët të besojnë në sistemin gjyqësor. Ne jemi këtu për të bërë të gjitha përpjekjet që të realizohen të drejtat e tyre,” ka përfunduar Leku. /Telegrafi/

    Ky publikim është prodhuar nga Telegrafi në kuadër të projektit PIAKOS, zbatuar nga ATRC dhe financuar nga Banka Botërore – Fondi për Paqe dhe Shtet-Ndërtim. Përmbajtja e këtij publikimi është përgjegjësi e vetme e ATRC-së dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bankës Botërore, Fondit për Paqe dhe Shtet-Ndërtimin, apo Telegrafit.

    TË TJERA

    Refuzohet e pabazuar ankesa e Lëvizjes Vetëvendosje, e paraqitur kundër vendimit të PZAP-së

    Gazetarja e Telegrafit, Jehona Hulaj, fiton çmimin për shkrimin më të mirë në media online nga BQK

    Bajra: Inteligjenca artificiale po trondit themelet e ekonomisë dhe tregjeve globale

    Syla: Traumat dhe sëmundjet kardiovaskulare mbeten emergjencat më të rënda në QKUK

    Në moshën 71-vjeçare voton për herë të parë qytetari nga Vrella e Istogut

    “Aksidente, plagosje e vetëvrasje”,  Syla: Numri i rasteve në Klinikën Emergjente po rritet nga viti në vit

    “Nuk luajta 16 xhiro, kur u futa shkëlqeva”, Albin Krasniqi flet për kohën te Drita

    LEXO GJITHASHTU

    Haradinaj: Është urgjente të investojmë në kapacitete të reja energjetike

    January 3, 2026

    Publikohen pamje të shkatërrimit pas sulmeve amerikane në Venezuelë

    January 3, 2026

    Mickoski: Shkalla e varfërisë në Maqedoni po zvogëlohet

    January 3, 2026

    Ish-ylli i Bayernit bëhet me ekip të ri në moshën 44-vjeçare

    January 3, 2026
    TË TJERA

    Këtë vit, blerja e një telefoni mund t’ju kushtojë më shtrenjtë

    January 3, 2026

    Vjen reagimi i parë i Trumpit pas operacionit historik në Venezuelë

    January 3, 2026

    As këtë mandat, Lumbardh Salihu nuk i fiton votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur deputet

    January 3, 2026
    Facebook X (Twitter) TikTok Instagram YouTube

    LAJME

    • Zgjedhjet
    • BB VIP Kosova
    • BB VIP Albania
    • Moti në Kosovë
    • Moti në Shqipëri

    SPORTI

    • La Liga
    • Premier League
    • Serie A
    • Ligue 1
    • Superliga e Kosovës
    • Supeerliga e Turqisë

    TË TJERA

    • Lajme
    • Policia e Kosovës
    • Prishtina
    • Bashkimi Evropian
    • Inteligjenca Artificiale

    Subscribe për të gjitha lajmet

    Merrni lajmet i pari

    © 2026 Korrekt Press.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.