Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka njoftuar se po vazhdon rikonstruktimi i rrugës lokale Lame–Kllokoq në komunën e Novobërdës, në kuadër të investimeve për përmirësimin e infrastrukturës rrugore.
Projekti përfshin rikonstruktimin e një segmenti me gjatësi prej 3.4 kilometrash, ndërsa vlera e investimit kap shumën prej 688 mijë eurosh.
Sipas Bashës, punimet janë duke avancuar mirë, ndërsa gjatë javës së ardhshme pritet të nisë asfaltimi i rrugës.
Projekti parasheh edhe vendosjen e sinjalizimit horizontal dhe vertikal, me qëllim të rritjes së sigurisë për banorët e zonës dhe të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion.
Basha ka theksuar se investimet në infrastrukturë po vazhdojnë në komunat e Kosovës, me synim lidhjen më të mirë të vendbanimeve, përmirësimin e infrastrukturës dhe rritjen e sigurisë rrugore për qytetarët. /Telegrafi/
