KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Shasivari: Reforma në drejtësi bëhet me dialog dhe partneritet

Shasivari: Reforma në drejtësi bëhet me dialog dhe partneritet

Ministri i Drejtësisë Jeton Shasivari zhvilloi sot një takim pune me kryetarin e Odës së Avokatëve, Llazo Gjorgievski, ku u diskutua për gjendjen aktuale në drejtësi dhe proceset reformuese me rëndësi për avancimin e sistemit të drejtësisë.

Në takim u theksua rëndësia e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Ministrisë së Drejtësisë dhe Odës së Avokatëve, si një prej partnerëve kryesorë në procesin e reformave në drejtësi.

Ministri Shasivari theksoi se reformat e suksesshme dhe të qëndrueshme kërkojnë dialog të hapur, profesional dhe përmbajtësor me të gjitha profesionet juridike dhe institucionet.

Në këtë drejtim, gjatë hartimit të zgjidhjeve të reja ligjore, sipas tij, duhet të merret parasysh edhe zëri i profesionistëve të drejtësisë, me qëllim që ndryshimet ligjore të sjellin siguri më të madhe juridike, efikasitet më të lartë të sistemit dhe mbrojtje më të fortë të të drejtave të qytetarëve.

Bashkëpunimi me Odën e Avokatëve do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme, me fokus në ndërtimin e një sistemi gjyqësor modern, efikas dhe profesional, në përputhje të plotë me standardet evropiane.

“Drejtësia e fortë ndërtohet përmes dialogut, profesionalizmit dhe përgjegjësisë institucionale. Vetëm përmes bashkëpunimit të sinqertë me profesionin juridik mund të ndërtojmë reforma që janë të qëndrueshme dhe në shërbim të qytetarëve”, theksoi ministri Shasivari.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.