KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Alejandro Balde i hapur për transferimin te gjiganti anglez

Alejandro Balde i hapur për transferimin te gjiganti anglez

Alejandro Balde mund të largohet nga Barcelona gjatë ditëve të fundit të afatit kalimtar, pasi mbrojtësi spanjoll është i hapur për një transferim te Manchester United, raporton ESPN.

22-vjeçari është shfaqur si një prej objektivave të klubit anglez, i cili po kërkon të përforcojë krahun e majtë të mbrojtjes para mbylljes së afatit kalimtar.

E ardhmja e Baldes në Barcelonë është bërë e pasigurt pasi ai mungoi në listën e skuadrës për ndeshjen hapëse të La Ligës ndaj Elches.

Trajneri Hansi Flick deklaroi se mbrojtësi kishte nevojë të “qartësonte kokën”, duke shtuar edhe më shumë pikëpyetje rreth situatës së tij.

Ndërkohë, Manchester United tashmë ka eksploruar mundësinë e një marrëveshjeje përmes përfaqësuesve të lojtarit. Balde vazhdon të jetë nën kontratë me Barcelonën, por situata e krijuar mund ta bëjë largimin e tij një mundësi reale.

Nëse Man United vendos të konkretizojë interesimin, ditët e fundit të afatit kalimtar mund të sjellin një zhvillim të madh në të ardhmen e mbrojtësit spanjoll. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.