KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Parafillorët në Prishtinë do të kenë orar më të gjatë nga 1 shtatori

Parafillorët në Prishtinë do të kenë orar më të gjatë nga 1 shtatori

Fëmijët parafillorë në Prishtinë do të kenë orar më të gjatë që nga 1 shtatori, duke kaluar nga dy në katër orë mësimore.

Këtë e ka bërë të ditur drejtori i Arsimit në Komunën e Prishtinës, Arianit Elshani, përmes një postimi në Facebook.

“Nga 1 Shtatori, parafillorët e Prishtinës do të kenë orar më të gjatë e më të përshtatshëm, nga vetëm 2 orë mësim në 4 orë”, ka shkruar Elshani.

Sipas tij, zgjatja e orarit do t’u mundësojë fëmijëve më shumë kohë për mësim, lojë, aktivitete dhe shoqërim.

“Më shumë kohë për të mësuar, për të luajtur, për aktivitete dhe për t’u shoqëruar me shokët e shoqet e tyre”, ka deklaruar ai.

Elshani ka thënë se ndryshimi synon të jetë më i përshtatshëm edhe për prindërit, duke ua lehtësuar menaxhimin e orarit të punës dhe kujdesit për fëmijët.

“Në të njëjtën kohë, prindërit do të kenë një orar më të menaxhueshëm, që puna dhe kujdesi për fëmijët të mund të ecin më mirë bashkë”, ka shkruar drejtori i Arsimit.

Ai ka theksuar se Komuna po synon të zbatojë politika që, sipas tij, u shërbejnë fëmijëve dhe familjeve të Prishtinës.

“Rritja e fëmijës, puna dhe mirëqenia e familjes duhet të ecin në të njëjtin drejtim”, ka përfunduar Elshani. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.