Close Menu
    LEXO GJITHASHTU

    Mori veturën e babait dhe u largua nga shtëpia, 14-vjeçari nga Shqipëria kapet nga policia në Mitrovicë

    January 6, 2026

    U deshën vazhdimet – Sigal Prishtina humb ndaj Tindastolli në ENBL

    January 6, 2026

    Ylli i “Industry” flet hapur për kancerin e tiroides, me të cilin u diagnostikua në moshën 23 vjeçare: Simptoma e parë ishte lodhja

    January 6, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • Mori veturën e babait dhe u largua nga shtëpia, 14-vjeçari nga Shqipëria kapet nga policia në Mitrovicë
    • U deshën vazhdimet – Sigal Prishtina humb ndaj Tindastolli në ENBL
    • Ylli i “Industry” flet hapur për kancerin e tiroides, me të cilin u diagnostikua në moshën 23 vjeçare: Simptoma e parë ishte lodhja
    • Tha se e ëndërronte Real Madridi – talenti gjerman shkakton kaos te tifozët e Bayern Munich
    • Numërohen afër 100 për qind të votave me kusht, kjo është renditja
    • JD Vance ishte “skeptik” ndaj operacionit për kapjen e Maduros
    • Kjo mikroveturë vendos kohën më të ngadaltë të xhiros në Nürburgring
    • Gemini në Google TV po bëhet më i zgjuar
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Tuesday, January 6
    • Ballina
    • Zgjedhjet
      • Zgjedhjet parlamentare
      • Zgjedhjet e jashtëzakonshme
      • Zgjedhjet e 28 dhjetorit
      • Zgjedhjet parlamentare 2025
    • Moti
      • Moti në kosovë
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home » Stuhi të forta shiu në Kaliforni lënë tre të vdekur

    Stuhi të forta shiu në Kaliforni lënë tre të vdekur

    korrektpressBy korrektpressDecember 26, 2025 Kalifornia 2 Mins Read
    Stuhi të forta shiu në Kaliforni lënë tre të vdekur
    Stuhi të forta shiu në Kaliforni lënë tre të vdekur
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Stuhi me reshje të dendura shiu në pjesë të mëdha të Kalifornisë shkaktuan përmbytje dhe rrëshqitje dheu dhe lanë tre persona të vdekur deri në natën e Krishtlindjeve, thanë zyrtarët lokalë.

    Stuhitë – që pritej të vazhdonin deri të premten – sollën deri në 11 inç (27 cm) reshje shiu në disa pjesë të qarkut Los Angeles, detyruan evakuime dhe mbyllën rrugë kryesore.

    Shërbimet e emergjencës kanë kryer disa operacione shpëtimi, përfshirë persona të bllokuar në automjete ndërsa niveli i ujërave të përmbytjes rritej. Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, shpalli gjendje emergjence të mërkurën në Los Angeles dhe në qarqe të tjera të Kalifornisë jugore.

    Rreth 100 mijë persona në shtet mbetën pa energji elektrike deri të enjten në mbrëmje, raporton bbc.

    – YouTube youtu.be

    Qendra Amerikane për Parashikimin e Motit tha të enjten se “janë të mundshme ngjarje të shumta përmbytjesh të menjëhershme. Përveç kësaj, shumë përrenj mund të dalin nga shtrati, duke prekur potencialisht lumenj më të mëdhenj”.

    Një burrë 64-vjeçar nga San Diego mbeti i vdekur të mërkurën në mëngjes nga një pemë e rrëzuar, i tha departamenti i policisë mediave amerikane.

    Një person tjetër, 74-vjeçar, vdiq nga ujërat e përmbytjes gjatë fundjavës, ndërsa policia përpiqej ta shpëtonte nga brenda një automjeti në Redding, tha kryebashkiaku i qytetit për mediat lokale.

    Ndërkohë, të hënën, një grua rreth të 70-ave vdiq pasi “u rrëzua nga një shkëmb shkaku i një valë të madhe dhe u mor nga deti” në Parkun Shtetëror MacKerricher në Qarkun Mendocino, njoftoi zyra e sherifit.

    Shpejtësia e erës në Zonën e Gjirit kaloi 100 milje në orë (161 km/orë) në një observator pranë San Jose-s, raportoi San Francisco Chronicle. Në Altadena, pranë Los Angeles-it, përmbytjet shkaktuan një rrëshqitje dheu në një zonë të zhveshur nga bimësia, e cila ishte më pak e aftë të përthithte ujin për shkak të zjarreve që përfshinë lagjen në muajin janar. /Telegrafi/

    TË TJERA

    JD Vance ishte “skeptik” ndaj operacionit për kapjen e Maduros

    Trump drejtuar republikanëve të Dhomës së Përfaqësuesve: Nëse nuk fitojmë zgjedhjet e mesit të mandatit, do të më shkarkojnë

    Katari ofron vazhdimin e përpjekjeve të ndërmjetësimit për çështjen e Venezuelës

    Opozita venezuelase bën thirrje për lirimin e të gjithë të burgosurve politikë

    Trump pretendon se kompanitë amerikane të naftës mund të jenë “të hapura dhe funksionale” në Venezuelë brenda 18 muajsh

    Cilat janë politikat e udhëheqëses së opozitës venezueliane, María Corina Machado?

    Udhëheqësit evropianë i përgjigjen Trumpit për Grenlandën

    LEXO GJITHASHTU

    Mori veturën e babait dhe u largua nga shtëpia, 14-vjeçari nga Shqipëria kapet nga policia në Mitrovicë

    January 6, 2026

    U deshën vazhdimet – Sigal Prishtina humb ndaj Tindastolli në ENBL

    January 6, 2026

    Ylli i “Industry” flet hapur për kancerin e tiroides, me të cilin u diagnostikua në moshën 23 vjeçare: Simptoma e parë ishte lodhja

    January 6, 2026

    Tha se e ëndërronte Real Madridi – talenti gjerman shkakton kaos te tifozët e Bayern Munich

    January 6, 2026
    TË TJERA

    Numërohen afër 100 për qind të votave me kusht, kjo është renditja

    January 6, 2026

    JD Vance ishte “skeptik” ndaj operacionit për kapjen e Maduros

    January 6, 2026

    Kjo mikroveturë vendos kohën më të ngadaltë të xhiros në Nürburgring

    January 6, 2026
    Facebook X (Twitter) TikTok Instagram YouTube

    LAJME

    • Zgjedhjet
    • BB VIP Kosova
    • BB VIP Albania
    • Moti në Kosovë
    • Moti në Shqipëri

    SPORTI

    • La Liga
    • Premier League
    • Serie A
    • Ligue 1
    • Superliga e Kosovës
    • Supeerliga e Turqisë

    TË TJERA

    • Lajme
    • Policia e Kosovës
    • Prishtina
    • Bashkimi Evropian
    • Inteligjenca Artificiale

    Subscribe për të gjitha lajmet

    Merrni lajmet i pari

    © 2026 Korrekt Press.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.