KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Banorët e Bairit shqetësohen për sigurinë e nxënësve nga rrugët e papastruara

Banorët e Bairit shqetësohen për sigurinë e nxënësve nga rrugët e papastruara

Banorët e lagjes Bair në Mitrovicë, veçanërisht ata të rrugëve “Afrim Hajrizi” dhe “Gjon Buzuku”, kanë ngritur shqetësime për gjendjen e rrugës që përdoret çdo ditë nga nxënësit për të shkuar në Shkollën “Ismail Qemali”.

Sipas banorëve, rruga është në gjendje të papastër dhe nuk është mirëmbajtur nga organet kompetente. Ata thonë se gjendja aktuale paraqet shqetësim për sigurinë e nxënësve dhe banorëve që e frekuentojnë këtë pjesë çdo ditë.

Banorët kërkojnë nga Komuna e Mitrovicës që të ndërhyjë sa më shpejt për pastrimin dhe rregullimin e rrugës, duke theksuar se bëhet fjalë për një nga rrugët e frekuentuara nga fëmijët gjatë rrugës për në shkollë.

“Fëmijët tanë meritojnë të shkojnë në shkollë të sigurt”, shprehen banorët, duke kërkuar reagim të shpejtë nga institucionet lokale. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.