KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Policia e Prishtinës ekzekuton 65 urdhëresa gjyqësore, sekuestrohen 14 armë zjarri

Policia e Prishtinës ekzekuton 65 urdhëresa gjyqësore, sekuestrohen 14 armë zjarri

Policia e Kosovës ka njoftuar se zyrtarët policorë të Rajonit të Prishtinës, gjatë javës së kaluar, kanë realizuar 65 urdhëresa të gjykatës në lokacione të ndryshme dhe në aksione të ndara.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, 47 prej këtyre urdhëresave kanë qenë për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime dhe raste të tjera.

Pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë janë liruar pasi kanë përmbushur obligimet e përcaktuara në urdhëresat gjyqësore.

Në kuadër të aktiviteteve të sigurisë, Policia ka bërë të ditur se gjatë së njëjtës periudhë në Rajonin e Prishtinës janë sekuestruar edhe 14 armë zjarri.

Ndërsa, policia ka shqiptuar gjithsej 4,855 masa administrative me gjobë për kundërvajtje dhe shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor. Prej tyre, 466 janë evidentuar përmes veturave inteligjente dhe veturave me radar mobil. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.