KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Pse Chiesa dhe Elliott munguan në ndeshjen ndaj Newcastle?

Pse Chiesa dhe Elliott munguan në ndeshjen ndaj Newcastle?

Federico Chiesa dhe Harvey Elliott ishin dy mungesat më të spikatura në skuadrën e Liverpoolit për ndeshjen hapëse të Ligës Premier ndaj Newcastle United.

Trajneri i ri i Liverpoolit, Andoni Iraola, bëri katër ndryshime në formacionin që kishte mbyllur sezonin e kaluar, ndërsa Jeremy Jacquet mori debutimin e tij zyrtar me fanellën e “Reds”.

Chiesa mungoi për shkak të një problemi fizik. Sulmuesi italian raportohet se kishte pasur shqetësime fizike gjatë javës dhe nuk kishte marrë pjesë në stërvitjet e fundit para përballjes me Newcastle.

Për këtë arsye, ai nuk ishte në dispozicion të Iraolas për sfidën në “St James’ Park”, shkruan Tribuna.

Ndërkohë, Harvey Elliott u la jashtë për arsye teknike, me vendimin që i takoi trajnerit të ri. Mungesa e tij vjen në një moment kur e ardhmja e mesfushorit anglez te Liverpooli vazhdon të jetë në pikëpyetje.

Në skuadër u përfshi Lewis Koumas, i cili ishte në stol dhe u rikthye në një listë ndeshjeje të Liverpoolit për herë të parë që nga marsi i vitit 2024. 20-vjeçari shihet si një tjetër alternativë ofensive për Iraolan gjatë ndeshjeve.

Mungesat e Chiesas dhe Elliottit, në mënyra të ndryshme, tërheqin vëmendje në fillimin e një epoke të re në Liverpool, me Iraolan që po nis të marrë vendimet e para për skuadrën e tij. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.