KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Çfarë ndodhi në të vërtetë? Pse nëna e Hayden Panettiere beson se i dashuri i saj po gënjen policinë

Çfarë ndodhi në të vërtetë? Pse nëna e Hayden Panettiere beson se i dashuri i saj po gënjen policinë

Nëna e aktores së ndjerë, Hayden Panettiere, Lesley Vogel, ka ngritur dyshime mbi versionin e dhënë nga i dashuri i vajzës së saj, Brian Hickerson, për orët e fundit para vdekjes së saj.

Vogel pretendon se kronologjia e ngjarjeve nuk është e qartë dhe se disa detaje të rrëfimit të Hickerson nuk përputhen me atë që ajo ka mësuar nga autoritetet.

Panettiere, e njohur për rolet në serialet “Heroes” dhe “Nashville”, u gjet pa ndjenja më 16 gusht në një banesë në Greenville, Karolina e Jugut.

Hayden

Ajo u shpall e vdekur në moshën 36-vjeçare. Sipas autoriteteve, autopsia nuk ka treguar shenja traume, ndërsa shkaku zyrtar i vdekjes mbetet ende nën hetim.

Në momentin kur Panettiere u gjet pa ndjenja, në banesë ndodheshin Brian Hickerson dhe vëllai i tij, Zach.

Sipas versionit të treguar nga Zach, ai kishte shkuar në banesë pasi nuk kishte mundur të kontaktonte Hayden dhe Brian.

Pasi e gjetën aktoren pa ndjenja, Zach telefonoi urgjencën, derisa Brian i dha Narcan dhe të dy tentuan ta reanimonin.

Megjithatë, Vogel ka vënë në dyshim këtë version.

Hayden dhe Vogel

Ajo është fokusuar veçanërisht te prania e Narcan-it, një medikament që përdoret për të kundërvepruar ndaj mbidozës nga opioidet.

Sipas saj, mbetet e paqartë se kur dhe si ishte siguruar medikamenti.

Ajo gjithashtu ka pyetur se si Hickerson mund të kishte qenë duke fjetur pranë vajzës së saj pa kuptuar se gjendja e saj ishte serioze.

Historia e marrëdhënies mes Panettiere dhe Hickerson është gjithashtu pjesë e vëmendjes së madhe që ka marrë rasti.

Të dy kishin pasur një lidhje të ndërprerë ndër vite dhe marrëdhënia e tyre ishte shoqëruar më herët me akuza për dhunë në familje.

Hickerson ishte dënuar në vitin 2021 për dhunë ndaj Panettiere dhe kishte vuajtur dënim me burg. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.