KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Gjilani nuk ndalet, mposht edhe Llapin si mysafir

Gjilani nuk ndalet, mposht edhe Llapin si mysafir

Gjilani ka shënuar një fitore të madhe si mysafir ndaj Llapit, me rezultat 0-2, në kuadër të javës së dytë të Superligës së Kosovës.

“Kuqebardhët” e nisën më mirë ndeshjen dhe arritën të shënonin dy herë në pjesën e parë, me sulmuesin e krahut Oltion Bilali, i cili ishte heroi i kësaj fitoreje.

Fillimisht, Bilali realizoi me kokë në minutën e 19-të, pas një asistimi të bukur nga Arbër Potoku, duke i dhënë epërsinë skuadrës gjilanase.

Gjilani vazhdoi të ishte më kërkues dhe në minutën e 41-të Bilali realizoi edhe golin e dytë personal, duke e çuar skuadrën e tij në pushim me avantazhin 0-2.

Në pjesën e dytë, Llapi pati disa mundësi për të rikthyer veten në lojë. Skuadra nga Podujeva goditi edhe shtyllën, ndërsa në disa raste u përball me pritje të shkëlqyera nga portieri Coric, i cili e mbajti portën e Gjilanit të paprekur.

Me këtë fitore, Gjilani regjistron dy fitore në dy ndeshje në këtë edicion të Superligës, të dyja si mysafir. Në anën tjetër, Llapi mbetet pa pikë pas dy xhirove. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.