KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Rozana Radi shijon pushimet në Capri, ndan momente nga arratisja në Itali

Rozana Radi shijon pushimet në Capri, ndan momente nga arratisja në Itali

Rozana Radi po shijon ditët e verës në një prej destinacioneve më të njohura të Italisë.

Këngëtarja dhe artistja shqiptare ka ndarë në Instagram disa fotografi nga Capri, ku shfaqet duke shijuar detin dhe atmosferën e ishullit italian.

Në imazhet e publikuara, Radi pozon në një varkë, ndërsa në sfond shfaqen shkëmbinjtë karakteristikë të Capri-t dhe ujërat e kaltra të Mesdheut.

Ajo ka zgjedhur një paraqitje verore, të cilën e ka kombinuar me aksesorë dhe syze dielli.

“Nën diellin e Caprit”, ka shkruar ajo krahas fotografive, duke e shoqëruar postimin me flamurin italian dhe një zemër.

Postimi ka marrë mijëra pëlqime dhe komente nga ndjekësit, të cilët kanë reaguar ndaj momenteve të ndara nga artistja gjatë qëndrimit të saj në Itali. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.