KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Ndalohet një shtetas i Polonisë në Tabanoc, drejtoi veturën me 164 km/h në zonë ku lejohej 80 km/h

Ndalohet një shtetas i Polonisë në Tabanoc, drejtoi veturën me 164 km/h në zonë ku lejohej 80 km/h

Një shtetas polak është ndaluar në pikën kufitare “Tabanoc” pasi është konstatuar se kishte drejtuar automjetin me shpejtësi prej 164 kilometra në orë, në një pjesë të rrugës ku shpejtësia maksimale e lejuar ishte 80 km/h.

Ngjarja ka ndodhur më 22 gusht 2026, rreth orës 17:53, në dalje të shtetit, ku zyrtarët policorë kanë kontrolluar një automjet të tipit “Ford” me targa polake, të drejtuar nga M.J. (46) nga Polonia.

Gjatë kontrollit, përmes sistemit “Qyteti i Sigurt” është konstatuar se 46-vjeçari ishte evidentuar si kryerës i veprës penale sipas nenit 297-A të Kodit Penal, “drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik”.

Sipas policisë, ai kishte drejtuar automjetin me 164 km/h, në një segment ku shpejtësia maksimale e lejuar ishte vetëm 80 km/h.
Shtetasi polak është ndaluar dhe ndaj tij do të paraqitet kallëzim penal përkatës.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.