KORREKT / SOT28 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Dhuna ndaj 12-vjeçares në Mitrovicë, arrestohet e dyshuara

Dhuna ndaj 12-vjeçares në Mitrovicë, arrestohet e dyshuara

Policia e Kosovës ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarën për dhunën fizike ndaj një 12-vjeçareje në Mitrovicë të Jugut, rast që ditë më parë shkaktoi reagime të shumta pas publikimit të pamjeve në rrjetet sociale.

Sipas Policisë, hetuesit e Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë kanë siguruar prova materiale, përfshirë një videosekuencë në të cilën shihet e dyshuara duke e sulmuar fizikisht dhe rrahur vajzën e mitur.

Pas rastit, viktima 12-vjeçare ka kërkuar tretman mjekësor.

Policia ka njoftuar se e dyshuara është arrestuar pas sigurimit të provave dhe, pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit kompetent i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh.

Rasti është iniciuar për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe po hetohet në koordinim me Prokurorinë.

Për rastin ka reaguar edhe Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF, i cili kishte kërkuar aktivizimin e menjëhershëm të mekanizmave për mbrojtjen e fëmijëve dhe marrjen e masave nga institucionet përgjegjëse. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.