KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Transferimi i ri i Man United kalon testet mjekësore, pritet vetëm zyrtarizimi

Transferimi i ri i Man United kalon testet mjekësore, pritet vetëm zyrtarizimi

Carlos Baleba ka përfunduar testet mjekësore para transferimit të tij te Manchester United, duke qenë tashmë shumë pranë zyrtarizimit të marrëveshjes me “Djajtë e Kuq”.

Manchester United ka arritur marrëveshje me Brightonin për transferimin e mesfushorit kamerunas për një shumë prej rreth 76 milionë eurosh, me 70 milionë euro të garantuara dhe deri në 6 milionë euro bonuse.

Brighton gjithashtu ka siguruar një përqindje nga një shitje e ardhshme e lojtarit.

22-vjeçari pritet të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me Manchester Unitedin, me klubin anglez që e sheh Balebën si një përforcim të rëndësishëm për mesfushën.

Afrimi i tij vjen pas një starti zhgënjyes të Unitedit në Ligën Premier, ku skuadra e Michael Carrick u mposht 2-0 nga Hull City në ndeshjen hapëse të sezonit.

Baleba pritet të sjellë më shumë forcë fizike, intensitet dhe stabilitet në mesfushë. Ai bëhet përforcimi i tretë i rëndësishëm i këtij reparti gjatë kësaj vere, pas Youri Tielemans dhe Andrey Santos.

Transferimi i kamerunasit është një marrëveshje që Manchester United e ka kërkuar prej kohësh. Klubi kishte tentuar ta afronte edhe më herët, por Brighton kishte kërkuar një shumë shumë më të lartë./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.