KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Shpërthim pranë një automjeti në Laknas, policia nis hetimet

Shpërthim pranë një automjeti në Laknas, policia nis hetimet

Një automjet është dëmtuar gjatë orëve të para të mëngjesit në Laknas të Kamzës, ndërsa policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorit ose autorëve të ngjarjes.

Sipas të dhënave paraprake, rreth orës 03:00, një 41-vjeçar, me inicialet Y. T., ka njoftuar Sallën Operative se kishte dëgjuar një zhurmë në rrugën “Lunxheria”. Pas daljes në oborrin e banesës, ai ka konstatuar se automjeti i tij kishte pësuar dëmtime të lehta në pasqyrë dhe në derën e drejtuesit.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se një person ende i paidentifikuar ka hedhur në drejtim të automjetit një sasi të vogël lënde plasëse, duke shkaktuar dëme të kufizuara materiale, raporton euronews.al.

Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.