KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Për një natë, 262 shoferë të sanksionuar në Shkup

Për një natë, 262 shoferë të sanksionuar në Shkup

Policia ka zhvilluar mbrëmë një kontroll të përforcuar në komunikacion në Shkup, gjatë së cilës janë sanksionuar gjithsej 262 drejtues automjetesh, ndërsa gjashtë persona janë privuar nga liria për shkelje të rregullave të sigurisë në komunikacion.

Kontrolli është zhvilluar nga ora 18:00 deri në 01:00, me fokus të veçantë te drejtuesit e motoçikletave, motoçikletave të vogla, triçikleve dhe katërçikleve.

Nga gjithsej masat e shqiptuara, 102 janë ndaj drejtuesve të motoçikletave dhe motoçikletave të vogla. Prej tyre, 93 janë gjobitur për drejtim pa helmetë mbrojtëse, katër për drejtim të automjetit me kategori të papërshtatshme, ndërsa pesë janë kapur duke drejtuar automjet pa e pasur të dhënë provimin e shoferit.

Policia ka shqiptuar edhe 160 masa për kundërvajtje të tjera në komunikacion, përfshirë drejtimin pa leje drejtimi apo leje qarkullimi, mungesën e targave të regjistrimit dhe kalimin në semafor të kuq.

Gjatë aksionit është konfiskuar përkohësisht edhe një motoçikletë, pasi regjistrimi i saj kishte skaduar më shumë se gjashtë muaj më parë.

Ndërkohë, gjashtë persona janë arrestuar në bazë të nenit 297 të Kodit Penal, për vepra që lidhen me sigurinë në komunikacion.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.