KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Të paktën 16 të vrarë pas një sulmi rus ndaj një qendre tregtare në Ukrainë

Të paktën 16 të vrarë pas një sulmi rus ndaj një qendre tregtare në Ukrainë

Numri i të vdekurve nga një sulm në qytetin e Kryvyi Rihut, qytetin e lindjes së Volodymyr Zelenskyy-t është rritur në 16.

Më shumë se 130 persona u plagosën të premten, kur disa dronë rusë goditën një qendër tregtare në Ukrainën qendrore, njoftuan autoritetet.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, premtoi një përgjigje ndaj asaj që e përshkroi si “akt barbarie”.

Guvernatori rajonal Oleksandr Hanzha tha se 22 fëmijë ishin në mesin e të plagosurve në sulmin e kryer gjatë ditës në qytetin e Kryvyi Rihut.

Ai publikoi një fotografi ku shihej tymi që dilte nga një ndërtesë e madhe industriale, raporton skynews.com.

Në një përditësim të bërë të shtunën herët, Hanzha tha se paraprakisht nëntë persona konsideroheshin të zhdukur, përfshirë dy fëmijë, ndërsa ekipet e shpëtimit po pastronin rrënojat e qendrës tregtare.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.