KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Donna Dafi sjell videoklipin e ri “GODDESS”, një këngë që rikujton fuqinë dhe vlerën e gruas

Donna Dafi sjell videoklipin e ri “GODDESS”, një këngë që rikujton fuqinë dhe vlerën e gruas

Këngëtarja me origjinë shqiptare Donna Dafi ka publikuar sot këngën dhe videoklipin e saj të ri “GODDESS” (“Perëndeshë”), duke vazhduar kapitullin artistik që ajo e ka pagëzuar “Primadonna Era”.

Në qendër të këngës“GODDESS” qëndron një mesazh i qartë: të mos harrosh fuqinë që ke brenda vetes dhe të rikujtosh vlerën tënde edhe në momentet kur vetëbesimi lëkundet. “Jam si dielli, lind pas errësirës / Ndonjëherë harroj se jam një perëndeshë”, këndon Donna, duke e shndërruar një nga vargjet kryesore të këngës në një mesazh për vetëbesimin dhe fuqinë e brendshme.

Përmes tekstit, Donna lë pas gjithçka që nuk i shërben më: “Nuk shikoj pas drejt asaj që është thyer/ Nuk mbaj me vete atë që e kam tejkaluar”, ndërsa vargu “Ndonjëherë harroj se jam një perëndeshë” shndërrohet njëkohësisht në rrëfim dhe mesazh.

Me “GODDESS”, Donna Dafi, sjell një nga shprehjet më të qarta të universit të saj artistik, sensual, reflektues dhe plot vetëbesim, por që lë hapësirë edhe për momentet kur besimi në vetvete lëkundet. “GODDESS” është vazhdimësi e “Primadonna Era”, konceptit që përkufizon fazën aktuale artistike të Donna Dafit.

– YouTube youtu.be

Kënga “GODDESS” i përket zhanrit pop bashkëkohor, të ndërthurur me elemente R&B.

Kënga vjen pas videoklipeve; “Primadonna”, “Touch Me Like That”, “ManGo” dhe “Trouble”, përmes të cilave artistja Donna Dafi, po ndërton identitetin e saj në skenën ndërkombëtare.

Muzika e Donna Dafit frymëzohet nga përvojat e jetës reale, duke eksploruar tema si identiteti dhe zhvillimi personal, ndërsa krijimtaria e saj ndërthur gjithnjë e më shumë muzikën, modën dhe kulturën. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.