KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

“Sapo kam dalë nga birucat e komisariatit të Himarës pas përplasjes me kryeministrin”, Rama reagon pas akuzave të Konomit

“Sapo kam dalë nga birucat e komisariatit të Himarës pas përplasjes me kryeministrin”, Rama reagon pas akuzave të Konomit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe gazetari e publicisti Arjan Konomi janë përfshirë në një incident në Vuno, në Jug të vendit.

Pas pretendimeve të Konomit për një sjellje agresive, kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, duke i cilësuar të pavërteta deklaratat e gazetarit.

Rama ka publikuar edhe një video, e cila sipas tij tregon një version krejt të ndryshëm të ngjarjes nga ai i paraqitur nga Konomi.

Në reagimin e tij, kryeministri akuzon gazetarin se ka paraqitur veten si “viktimë të dhunuar”, ndërsa pretendon se Konomi ka ofenduar bashkëshorten e tij, Linda Rama, si dhe ka bullizuar djalin e tyre.

” QË PËR FAT TË MIRË KA EDHE NJË VIDEO TJETËR, e cila tregon krejt të kundërtën e videos që një dhunues i lirisë së të tjerëve paska vrapuar të tregojë botërisht, duke bërë para pasqyrës së tij viktimën e dhunuar, duke shfrenuar fantazinë dhe duke sharë si i përdalë një grua e një nënë, të cilën e bullizoi bashkë me fëmijën e saj në mes të rrugës – ku ngjarja u zhvillua krejt ndryshe nga rrëfimi në pasqyrë dhe u përhap pastaj në kanalet sociale si një tjetër gënjeshtër e madhe e luftës liridashëse kundër regjimit imagjinar”, ka shkruar Rama. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.