KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kanosi dhe e mbajti pa dëshirën e saj një grua në banesë, arrestohet shtetasi serb në Gjilan

Kanosi dhe e mbajti pa dëshirën e saj një grua në banesë, arrestohet shtetasi serb në Gjilan

Një shtetas i Serbisë është arrestuar në Gjilan, nën dyshimin se ka kanosur dhe përdorur forcë fizike ndaj një gruaje, po ashtu shtetase e Serbisë.

Sipas raportit të Policisë, incidenti ka ndodhur më 19 qershor, rreth orës 23:45. I dyshuari dyshohet se e ka mbajtur viktimën pa dëshirën e saj në banesën e tij, ndërsa gjatë ngjarjes dyshohet se ka përdorur edhe forcë fizike ndaj saj.

“Gjilan / 19.06.2026 – 23:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë, pasi që kishte kanosur duke përdorur forcë fizike ndaj viktimës femër shtetase e Serbisë, të cilën e kishte mbajtur pa dëshirë në banesën e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.