KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

“Dy herë isha pranë vdekjes” – ylli i Gjermanisë zbulon alergjinë e rrallë

“Dy herë isha pranë vdekjes” – ylli i Gjermanisë zbulon alergjinë e rrallë

Sulmuesi i Gjermanisë dhe Stuttgartit, Deniz Undav, ka bërë publike një alergji specifike nga e cila vuan, duke zbuluar gjithashtu se ka kaluar nëpër dy raste që për pak i kushtuan jetën.

Gjatë një bisede në YouTube, Undav ndau disa detaje personale nga jeta e tij. 30-vjeçari tregoi edhe për ushqimet e tij të preferuara, duke përmendur Gost u Birinc, një specialitet kurd, Pel, gjethe rrushi të mbushura me oriz, si dhe lahmacun dhe doner qebapin.

Gjatë bisedës për ushqimin, diskutimi kaloi te sushi, me ç’rast Undav zbuloi se është intolerant ndaj të gjitha produkteve të detit.

“Nuk guxoj të ha karkaleca. Kam pasur dy herë reaksion alergjik dhe dy herë për pak kam vdekur. Gjithçka më ënjtet dhe nuk mund të marr frymë. As unë nuk kisha dëgjuar më parë për diçka të tillë”.

Undav, në përgjithësi, e pëlqen shumë ushqimin pikant dhe, veçanërisht te doner qebapi, preferon të përdorë sasi të mëdha të specit të kuq djegës.

Tani Undav është duke u përgatitur me Stuttgartin për sezonin e ri. Ndeshjen e parë zyrtare skuadra e tij do ta zhvillojë të premten, në transfertë ndaj Hansa Rostockut, në kuadër të Kupës së Gjermanisë.

Një javë më vonë vjen edhe sfida hapëse në Bundesligë, ku Stuttgarti do të përballet në transfertë me Bayern Munichun, kampionin në fuqi të Gjermanisë dhe fituesin e dy trofeve vendorë sezonin e kaluar.

Një fillim i mirë i sezonit do t’i ndihmonte gjithashtu Undavit të fitojë pikë në sytë e përzgjedhësit të ri të Gjermanisë, Jurgen Klopp./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.