KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ramë Lahaj me shaka: Hapi kandidaturën si president i pavarur

Ramë Lahaj me shaka: Hapi kandidaturën si president i pavarur

Në një kohë kur politika në Kosovë po përpiqet të gjejë një kandidat konsensual për president, tenori i njohur Ramë Lahaj ka zgjedhur ta komentojë situatën në një mënyrë krejt ndryshe.

Lahaj ka publikuar një fotografi të vjetër nga Kuvendi i Kosovës, ku shihet ulur në karrigen e kryetarit, duke shkruar me ironi: “Hapi kandidaturën si president i pavarur”.

Por batuta nuk u ndal me kaq.

Tenori vazhdoi me humor: “Neve Rugovasve na shkon kryetarallaku”.

Ai shtoi se një nga ‘të këqijat’ e rugovasve është se u duhen rreth dy dekada për t’u kuptuar.

Postimi i Lahajt vjen në një moment kur zgjedhja e presidentit të ardhshëm është kthyer në një nga çështjet kryesore të skenës politike në Kosovë.

Megjithatë, nga mënyra e shkrimit dhe përdorimi i fotografisë së vjetër, duket qartë se bëhet fjalë për një batutë politike, e jo për një kandidaturë reale.

Lahaj është një nga tenorët shqiptarë më të njohur ndërkombëtarisht dhe themelues i ‘Ramë Lahaj International Opera Festival’, duke e bërë kështu një nga figurat më të njohura të Kosovës në skenën e operës botërore. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.