KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Theo James tërhiqet nga gara për James Bond

Theo James tërhiqet nga gara për James Bond

Theo James, aktori i njohur nga “The White Lotus” dhe “Divergent”, duket se e ka përjashtuar veten nga gara për të qenë James Bond-i i ardhshëm.

Aktori 41-vjeçar, i cili prej vitesh përmendej si një nga kandidatët për të zëvendësuar Daniel Craig, tha se tashmë është ‘shumë i vjetër’ për rolin.

Por mosha nuk është arsyeja e vetme. James shpjegoi se fama e jashtëzakonshme që do t’i sillte roli mund të ndikonte edhe te familja e tij, veçanërisht te fëmijët.

Theo

Ai tha se ideja që të mos mund të dalë më lirshëm në rrugë dhe që fëmijët e tij të rriten nën vëmendjen e vazhdueshme të publikut dhe rrjeteve sociale, nuk ia vlen.

Sipas tij, një rol kaq i madh mund të duket shumë joshës në fillim, por pasojat e famës mund të jenë shumë të mëdha.

Daniel Craig

James është i martuar me aktoren Ruth Kearney dhe çifti ka dy fëmijë.

Ai gjithashtu tregoi se nuk i ka pëlqyer gjithmonë mënyra se si fama është fokusuar te pamja e tij fizike.

Ndërkohë, gara për Bond-in e ri vazhdon. Emra si Aaron Taylor-Johnson, Callum Turner, Jacob Elordi dhe Louis Partridge janë përmendur si kandidatë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.