KORREKT / SOT28 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Përplasen dy mjete lundruese tek Rana e Hedhun, ndërron jetë një person

Përplasen dy mjete lundruese tek Rana e Hedhun, ndërron jetë një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në 20 gusht në zonën e Rënës së Hedhur në Shëngjin.

Dy mjete lundruese janë përplasur me njëri-tjetrin. Përplasja ka rezultuar fatale për një prej personave që ndodheshin në mjetet lundruese.

Raportohet se K.Gj. ka humbur jetën si pasojë e aksidentit.

Ndërkohë, drejtuesi tjetër i mjetit lundrues, U.M., ka mbetur i plagosur rëndë. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e emergjencës dhe autoritetet përkatëse.

Forcat e policisë dhe strukturat detare kanë nisur veprimet për menaxhimin e situatës. Dyshohet se përplasja ka ndodhur gjatë lëvizjes së mjeteve në det.

Njoftimi i policisë

Një aksident i rëndë detar ka ndodhur në zonën e Rënës së Hedhur, në Shëngjin, ku dy mjete lundruese, skafe, janë përplasur me njëri-tjetrin.

Si pasojë e përplasjes, një person ka humbur jetën, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur rëndë.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës, ndërsa vijojnë veprimet për nxjerrjen e personave të përfshirë në aksident dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Policia dhe autoritetet detare kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e përplasjes.


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.