KORREKT / SOT28 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Thirrje për studentët, Penda ofron bursa për vitin akademik 2026/2027

Thirrje për studentët, Penda ofron bursa për vitin akademik 2026/2027

Asociacioni për Edukim “Penda“ ka hapur thirrjen për aplikim për bursa studimi për vitin akademik 2026/2027, të dedikuara për studentë të suksesshëm dhe maturantë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të cilët kanë nevojë për mbështetje financiare.

Bursa kap vlerën prej 5.000 denarësh në muaj dhe do të ndahet për një periudhë prej nëntë muajsh akademikë.

Për të përfituar nga kjo mundësi, kandidatët duhet të aplikojnë online deri më 30 shtator 2026 përmes formularit të aplikimit në penda-ats.org/apply.

Në kuadër të thirrjes, Asociacioni për Edukim “Penda“ do të organizojë edhe një trajnim online për përgatitjen e dokumenteve të nevojshme për aplikim.

Trajnimi do të mbahet më 1 shtator 2026, nga ora 10:00 deri në 12:00, përmes Google Meet. Sipas organizatorëve, aplikantët që ndjekin trajnimin do të kenë përparësi gjatë procesit të shqyrtimit të aplikimeve.

Postimi i plotë:

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.