KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kërkesa për zgjedhje të parakohshme, VLEN: Opozita e ka lodhur BDI-në

Kërkesa për zgjedhje të parakohshme, VLEN: Opozita e ka lodhur BDI-në

Pas kërkesës së hapur të BDI-së për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, ka reaguar koalicioni VLEN, duke e akuzuar partinë e Ali Ahmetit se nuk di të funksionojë pa pushtet.

“Opozita e ka lodhur BDI-në. Kjo parti nuk di të funksionojë pa pushtet”, thuhet në reagimin e VLEN-it, ku BDI akuzohet për keqpërdorim të pushtetit dhe përfitime nga paratë publike e tenderët.

VLEN thekson se aktualisht prioritet janë projektet infrastrukturore, duke përmendur Korridorin 8, rrugën Shkup–Bllacë dhe rrugën Tetovë–Prizren.“Këto projekte për ne janë shumë më të rëndësishme se zgjedhjet dhe pushteti”, thuhet në reagim.

Sa i përket zgjedhjeve, VLEN thotë se, kurdo që ato të mbahen, BDI do të pësojë humbje.“BDI do të përfundojë e poshtëruar nga shqiptarët”, deklaron VLEN, duke shtuar se shqiptarët, sipas tyre, nuk i besojnë më një “kaste të korruptuar” dhe një politike të vjetëruar.“Koha e BDI-së ka mbaruar”, përfundon reagimi i VLEN-it.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.