KORREKT / SOT28 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Zyrtare: Barcelona transferon përfundimisht Cancelon

Zyrtare: Barcelona transferon përfundimisht Cancelon

Joao Cancelo është zyrtarisht lojtar i përhershëm i Barcelonës, pasi klubi katalanas ka konfirmuar transferimin e tij nga Al-Hilal.

Pavarësisht raportimeve fillestare se klubi saudit kërkonte një shumë të konsiderueshme për shitjen e mbrojtësit portugez, Cancelo ka ndërprerë para kohe kontratën me Al-Hilal, duke i hapur rrugë rikthimit të tij në “Camp Nou”.

Mbrojtësi i krahut, i cili kaloi pjesën e dytë të sezonit 2025/26 në huazim te Barcelona, ka firmosur një kontratë të re trevjeçare me gjigantin katalanas.

Trajneri Hansi Flick kishte insistuar për transferimin e Cancelos, pasi ishte impresionuar nga paraqitjet e tij sezonin e kaluar.

Transferimi nuk mundi të finalizohej para ndeshjes së djeshme për trofeun Joan Gamper, për shkak të disa çështjeve burokratike.

Tani, Barcelona pritet të përshpejtojë procedurat për regjistrimin e Cancelos, në mënyrë që portugezi të jetë i gatshëm për ndeshjen hapëse të La Ligës të dielën ndaj Elches. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.