KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

“Netanyahu ka dalë nga binarët”, ish-kryeministri izraelit: Përshkallëzimi i tensioneve me Turqinë është budallallëk

“Netanyahu ka dalë nga binarët”, ish-kryeministri izraelit: Përshkallëzimi i tensioneve me Turqinë është budallallëk

“Përshkallëzimi i qëllimshëm i tensioneve me Turqinë nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është i pamatur dhe budallallëk”, ka deklaruar ish-kryeministri izraelit Ehud Barak.

“Është e vështirë të vendosësh se cila është më shumë”, tha Barak.

“Kjo të jep erë të fortë motivi politik për të shkuar në zgjedhje me një sërë tensionesh sigurie që do të nxisnin ankthin publik”, shtoi ai.

Duke vënë në dukje se Turqia nuk është “as Irani dhe as Siria e Assadit”, Barak tha se asnjë problem apo çështje nuk është përtej zgjidhjes me Ankaranë.

“Nuk ka asnjë problem strategjik me Turqinë që nuk mund të zgjidhet, zbutet ose shtyhet në planin afatgjatë përmes kontakteve diskrete të koordinuara me SHBA-në dhe ndikimin e tyre në Turqi dhe Siri. Netanyahu ka dalë plotësisht nga binarët”, vazhdoi ai.

Sipas Barak, Netanyahu nuk është i përqendruar te siguria e Izraelit, por te mbijetesa politike, si një “kumarxhi i fiksuar pas fatit”.

“Sjellja e tij e pamatur po alarmon thellësisht aleatët dhe miqtë tanë të paktë të mbetur në të gjithë botën dhe në rajon”, paralajmëroi ish-kryeministri i Izraelit.

“Do të duhet shumë kohë për të riparuar dëmin e sigurisë dhe diplomatikës që ka shkaktuar Netanyahu”, argumentoi Barak.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.