KORREKT / SOT29 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

KRM “Çabrati” kërkon falje për rrjedhjen e lëngjeve nga mbeturinat – ka edhe një apel për qytetarët

KRM “Çabrati” kërkon falje për rrjedhjen e lëngjeve nga mbeturinat – ka edhe një apel për qytetarët

KRM “Çabrati” ka kërkuar nga qytetarët që të tregojnë më shumë kujdes gjatë hedhjes së mbeturinave, pas rasteve të rrjedhjes së lëngjeve dhe aromave të pakëndshme në disa pjesë të qytetit.

Kompania ka sqaruar se një nga shkaqet kryesore të problemit lidhet me hedhjen e mbeturinave në kontejnerë pa u kulluar paraprakisht lëngjet që ato përmbajnë.

Sipas KRM “Çabrati”, kamionët e mbeturinave kanë kapacitet të kufizuar për grumbullimin e këtyre lëngjeve dhe, pas tejkalimit të këtij kapaciteti, mund të shkaktohen rrjedhje gjatë transportit.

Situata, sipas kompanisë, rëndohet edhe nga temperaturat e larta, pasi përzierja e mbeturinave me sasi të mëdha lëngjesh shkakton rrjedhje dhe aroma të pakëndshme.

KRM “Çabrati” u ka bërë apel qytetarëve që, sa herë është e mundur, t’i kullojnë lëngjet para se mbeturinat të vendosen në kontejnerë.

“Pastrimi dhe mirëmbajtja e qytetit është përgjegjësi e përbashkët”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.