KORREKT / SOT29 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Gruaja shkroi 150 fjalë në një letër të vetme, hyri në Guinness

Gruaja shkroi 150 fjalë në një letër të vetme, hyri në Guinness

Një grua nga Emiratet e Bashkuara Arabe ka hyrë në Guinness World Records pasi arriti të shkruajë me dorë 150 fjalë në një letër të vetme ngjitëse (sticky note).

Pushpajothi Ravikumar, 29 vjeç, vendosi të testojë aftësinë e saj për të shkruar në përmasa jashtëzakonisht të vogla dhe realizoi rekordin në Dubai.

Ajo tregoi se që në fëmijëri ndiqte rekordet Guinness dhe ëndërronte një ditë të bëhej pjesë e tyre.

Për të arritur rekordin, Ravikumar duhej të gjente mënyrën më efikase për të shfrytëzuar hapësirën e kufizuar, pa e bërë shkrimin të palexueshëm.

Për këtë arsye, ajo zgjodhi kryesisht fjalë të shkurtra, shumica me vetëm tre shkronja.

Rezultati: 150 fjalë të shkruara me dorë në një fletë të vetme, duke i siguruar asaj një vend në librin e rekordeve Guinness.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.