KORREKT / SOT29 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Mourinho identifikon gjashtë lojtarë titullarë të garantuar të Real Madridit për sezonin e ri

Mourinho identifikon gjashtë lojtarë titullarë të garantuar të Real Madridit për sezonin e ri

Sipas raportimit të emisionit El Larguero, trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka filluar të qartësojë formacionin bazë për sezonin e ri, duke përcaktuar gjashtë lojtarë që konsiderohen titullarë të padiskutueshëm.

Në mesin e futbollistëve që gëzojnë besimin maksimal të trajnerit portugez janë Kylian Mbappe, Vinicius Junior, Jude Bellingham, Yan Diomande, Marc Cucurella dhe Thibaut Courtois.

Pavarësisht paraqitjeve të mira gjatë sezonit të kaluar dhe në ndeshjet e fundit parasezonale, Arda Guler duket se e nis sezonin pas Bellinghamit në hierarkinë e Mourinhos për pozitën e numrit 10.

Ndërkohë, për vendin në krahun e djathtë të mbrojtjes pritet të ketë një garë të fortë mes Trent Alexander-Arnold dhe Denzel Dumfries.

Konkurrencë e ashpër pritet edhe në qendër të mbrojtjes, ku për një vend në formacion do të luftojnë Dean Huijsen, Ibrahima Konate dhe Antonio Rudiger.

Në repartin e mesfushës, për dy pozitat më të thella në skemën e Mourinhos janë në garë Federico Valverde, Aurelien Tchouameni dhe Eduardo Camavinga.

Real Madridi do ta nisë sezonin e ri të La Ligës të shtunën, kur do të përballet me Espanyolin, në ndeshjen e parë të kampionatit. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.