KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Mbi 70 milionë euro nuk mjaftojnë, Man Utd përgatit ofertën e re për yllin e Brighton

Mbi 70 milionë euro nuk mjaftojnë, Man Utd përgatit ofertën e re për yllin e Brighton

Manchester United pritet të rikthehet sot në tryezën e negociatave me Brightonin, teksa po intensifikon përpjekjet për të transferuar mesfushorin Carlos Baleba, raporton eksperti i transferimeve Fabrizio Romano.

Në kampin e “Djajve të Kuq” është rritur besimi që nga dita e djeshme se një marrëveshje mund të arrihet për mesfushorin kamerunas.

United tashmë ka paraqitur një ofertë zyrtare prej më shumë se 70 milionë eurosh, plus 6 milionë euro në formë bonusesh, por Brighton ende nuk e ka pranuar propozimin.

Për këtë arsye, Manchester United pritet të rikthehet me një ofertë të re, ndërsa negociatat kanë hyrë në fazën përfundimtare.

Baleba kishte arritur marrëveshje personale me Manchester United rreth një vit më parë, por Brighton në atë kohë refuzoi ta lejonte largimin e tij.

Megjithatë, marrëveshja mes lojtarit dhe klubit anglez vazhdon të jetë në fuqi.

Mesfushori dëshiron të transferohet në “Old Trafford”, çka i ka dhënë Unitedit optimizëm të madh se këtë herë transferimi mund të finalizohet.

Nëse palët arrijnë marrëveshje për shumën e transferimit, Baleba pritet të bëhet një prej përforcimeve kryesore të Manchester United në këtë afat kalimtar. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.