KORREKT / SOT9 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

“Sonte hapet qielli”, Zelensky: Kemi vetëm një dëshirë, vdekjen e Putinit

“Sonte hapet qielli”, Zelensky: Kemi vetëm një dëshirë, vdekjen e Putinit

Në fjalimin e tij tradicional drejtuar ukrainasve në prag të Krishtlindjeve, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se bashkatdhetarët e tij kanë një dëshirë ndërsa “qiejt hapen” këtë natë – vdekjen e presidentit rus Vladimir Putin.

“Që nga kohërat e lashta, ukrainasit kanë besuar se natën e Krishtlindjeve, qielli hapet. Dhe nëse ua tregoni ëndrrën tuaj, ajo me siguri do të bëhet realitet. Sot, të gjithë ndajmë një ëndërr. Dhe kemi një dëshirë – për të gjithë ne”, tha Zelensky.

“U shkatërroftë, mund të mendojë secili prej nesh me vete”, deklaroi udhëheqësi ukrainas, duke iu referuar Putinit pa e përmendur emrin e tij.

“Por kur i drejtohemi Zotit, sigurisht, kërkojmë diçka më të madhe”, shtoi ai.

“Ne kërkojmë paqe për Ukrainën. Ne luftojmë për të. Dhe lutemi për të. Dhe e meritojmë”, tha Zelensky, duke shtuar se ukrainasit dëshirojnë që çdo familje të jetojë në harmoni dhe që çdo fëmijë të gëzohet me dhurata, buzëqeshje dhe besim në mirësi dhe mrekulli.

Që nga nisja e pushtimit të saj në shkallë të plotë në fillim të vitit 2022, Rusia e ka përdorur periudhën e Krishtlindjeve për të nisur sulme të mëdha ndaj Ukrainës në vend që të bjerë dakord për armëpushime.

Më 25 dhjetor 2022, gjatë Krishtlindjeve të para të luftës totale në Ukrainë, Moska nisi një sulm të madh me raketa dhe dronë që synonte infrastrukturën energjetike, i cili shkaktoi ndërprerje të mëdha të energjisë dhe viktima civile. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.