KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Zjarri përfshin dhjetëra hektarë pyje në Pukë, flakët kërcënojnë banesat e fshatit Gojan i Vogël

Zjarri përfshin dhjetëra hektarë pyje në Pukë, flakët kërcënojnë banesat e fshatit Gojan i Vogël

Një situatë alarmante është krijuar në zonën e Pukës, ku një zjarr i përmasave të konsiderueshme vijon të përhapet prej ditësh në sipërfaqe pyjore.

Flakët kanë përfshirë zona të Gojanit, Gjegjanit dhe Haxhiajve, duke djegur dhjetëra hektarë pyje dhe duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në masivet e gjelbra, raporton Tch.

Situata paraqitet veçanërisht shqetësuese në Gojan të Vogël, në Njësinë Administrative Gjegjan, ku zjarri po afrohet me shpejtësi drejt zonës së banuar.

Pamjet e siguruara tregojnë përmasat e vatrave të zjarrit, ndërsa tymi ka mbuluar sipërfaqe të mëdha. Strukturat e emergjencave dhe autoritetet vijojnë punën në terren për izolimin dhe shuarjen e vatrave, ndërsa situata mbetet dinamike.

Zjarri përbën rrezik për zonat e banuara dhe vijon të shkaktojë dëme të mëdha në pyje.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.