KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Zyrtare: Nenad Shoshtariq përzgjedhës i ri i Kosovës në hendboll

Zyrtare: Nenad Shoshtariq përzgjedhës i ri i Kosovës në hendboll

Trajneri i njohur kroat, Nenad Shoshtariq, është përzgjedhës i ri i Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.

Shoshtariq u prezantua të mërkurën pasdite në një konferencë për shtyp që u mbajt në lokalet e Federatës së Hendbollit të Kosovës.

Presidenti i FHK-së, Edin Kolgeci, i ka dëshiruar mirëseardhje eksperit të njohur kroat, duke thënë se Shoshtariq tashmë është bashkëpunëtor i dëshmuar i federatës sonë.

Presidenti Kolgeci ka thënë se me Shoshtariqin në krye të shtabit teknik synohen suksese të reja të Kombëtares sonë.

Në fjalën e tij, Shoshtariq ka thënë se synimi i madh është kualifikimi me Kosovën në një ngjarje të madhe, Evropian apo Botëror.

Ai ka shtuar se nuk ka çka të dëshmojë në hendboll, duke e vlerësuar punën te Kosova si sfidë.

Selektori Shoshtariq foli edhe për Lojërat Mesdhetare, që fillojnë më 21 gusht në Taranto të Italisë. Ka thënë se kjo ngjarje do të shërbejë si përvojë shumë e vlefshme për vajzat tona të reja.

Shoshtariq menjëherë e nisi punën me Kombëtare./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.