KORREKT / SOT29 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Julian Alvarez nuk largohet, Barcelona tenton afrimin shokues të Harry Kane

Julian Alvarez nuk largohet, Barcelona tenton afrimin shokues të Harry Kane

Barcelona vazhdon të jetë e interesuar për transferimin e sulmuesit të Bayern Munichut, Harry Kane, raporton Sportsmail.

Klubi katalanas kishte kontaktuar më herët përfaqësuesit e kapitenit të Anglisë për të mësuar kushtet e një transferimi të mundshëm. Barcelona është e vendosur të rikthehet te situata e Kane, ndërsa vazhdon kërkimet për një sulmues të nivelit të lartë që mund të udhëheqë repartin ofensiv.

Megjithatë, përgjigjet fillestare nga kampi i lojtarit kanë treguar se Kane është i kënaqur në Gjermani dhe prioriteti i tij aktual është të zhvillojë bisedimet për rinovimin e kontratës me Bayern Munichun.

Pavarësisht kësaj, Barcelona vazhdon ta mbajë 33-vjeçarin në listën e objektivave kryesorë për sulmin. Klubi spanjoll do ta monitorojë nga afër situatën dhe do të shqyrtojë mundësinë për të nisur negociatat nëse krijohet hapësira për një marrëveshje para mbylljes së afatit kalimtar.

Kane vjen pas një sezoni të jashtëzakonshëm me Bayern Munichun, ku shënoi 36 gola në Bundesliga dhe fitoi Këpucën e Artë për herë të dytë.

Megjithatë, sinjalet e fundit nga Gjermania tregojnë se anglezi është i kënaqur në Mynih dhe po përgatitet për bisedimet rreth një zgjatjeje të kontratës së tij./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.