KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Paraqiti pasaportë belge që dyshohet se nuk ishte e tij në Aeroportin e Prishtinës, rasti po hetohet

Paraqiti pasaportë belge që dyshohet se nuk ishte e tij në Aeroportin e Prishtinës, rasti po hetohet

Një person dyshohet se ka prezantuar në kontrollë pasaportën e lëshuar nga shteti i Belgjikës e cila dyshohej se nuk i përkiste personit që e ka prezantuar.

Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur më 18 gusht 2026, rreth orës 18:00 në Aeroportin e Prishtinës.

Tutje në raport thuhet se i dyshuari gjatë intervistimit e ka pranuar se pasaporta nuk është e tij dhe i njëjti është shtetas iranian dhe nuk posedon asnjë dokument me vete.

“Raportohet se një i dyshuar mashkull ka prezantuar në kontrollë pasaportën e lëshuar nga shteti i Belgjikës e cila dyshohej se nuk i përkiste personit që e ka prezantuar. I dyshuari gjatë intervistimit e ka pranuar se pasaporta nuk është e tij dhe i njëjti është shtetas iranian dhe nuk posedon asnjë dokument me vete. I dyshuari gjatë intervistimit ka deklaruar se ndihet i rrezikuar në shtetin e tij dhe pas përfundimit të procedurave i njëjti është dërguar në zyrën e migracionit për vazhdimin e procedurës së azilit”, thuhet në raport.

Ndërkaq, rasti është cilësuar si “Keqpërdorim i dokumentit”, ndërsa procedurat e mëtejshme do të zhvillohen nga institucionet kompetente. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.