KORREKT / SOT29 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Gjilani liron pronën komunale të uzurpuar për mbi 20 vite, rrënohet objekti pa leje

Gjilani liron pronën komunale të uzurpuar për mbi 20 vite, rrënohet objekti pa leje

Drejtoria e Inspeksionit në Komunën e Gjilanit ka realizuar rrënimin e një objekti të ndërtuar pa leje në pronë komunale, në lagjen “Arbëria”, duke liruar hapësirën e cila, sipas komunës, ishte uzurpuar për më shumë se 20 vite.

Sipas njoftimit të Komunës së Gjilanit, pronarit të objektit, T.S., fillimisht i ishte dhënë afat që në mënyrë vullnetare ta largonte shtallën/objektin nga prona komunale.

Meqenëse objekti nuk u largua brenda afatit të përcaktuar, Inspektorati kishte shqiptuar edhe gjobë për shfrytëzimin e hapësirës publike pa lejen e organit kompetent. Megjithatë, edhe pas shqiptimit të gjobës, objekti nuk ishte larguar.

Në bazë të vendimit për lirimin e pronës komunale dhe rrënimin e objektit të ndërtuar pa autorizim, inspektorët kanë ndërmarrë veprimet për rrënimin e tij dhe pastrimin e hapësirës.

Komuna e Gjilanit ka bërë të ditur se përmes këtyre veprimeve synon t’ua rikthejë qytetarëve hapësirat komunale të uzurpuara, ndërsa u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat ligjore për shfrytëzimin e pronës publike.

Sipas komunës, hapësirat komunale duhet të mbeten të lira, të qasshme dhe të sigurta për të gjithë. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.