KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Inaugurohet hapësira e re për varrezat e Prizrenit dhe Arbanës

Inaugurohet hapësira e re për varrezat e Prizrenit dhe Arbanës

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se është inauguruar hapësira e re për varrezat e qytetit të Prizrenit dhe të lagjes “Arbana”, në Landovicë.

Sipas Komunës së Prizrenit, investimi është realizuar për shkak të mungesës së hapësirave në varrezat ekzistuese të qytetit dhe në ato të lagjes “Arbana”.

Nga Komuna kanë bërë të ditur se hapësira e re synon të krijojë kushte më të përshtatshme për qytetarët dhe të mundësojë një proces më dinjitoz të varrimit, duke adresuar një nevojë të rëndësishme të komunitetit.

“Vazhdojmë të punojmë me përgjegjësi për t’i përmbushur nevojat e qytetarëve dhe për t’i përmirësuar shërbimet publike në Komunën e Prizrenit”, ka theksuar kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.