KORREKT / SOT29 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Tre të mitur arrestohen pas përleshjes në Pejë, një person theret me thikë

Tre të mitur arrestohen pas përleshjes në Pejë, një person theret me thikë

Tre të mitur janë arrestuar pas një përleshjeje në rrugën “Agim Qela”, ku një person dyshohet se është therur me thikë, ndërsa një tjetër ka pësuar lëndime të lehta trupore.

Sipas Policisë, të dyshuarit, të gjithë meshkuj kosovarë, pas përleshjes dyshohet se kanë sulmuar me thikë njërën nga viktimat. Të dy viktimat janë dërguar për tretman mjekësor.

Gjatë veprimeve policore, nga të dyshuarit është konfiskuar një thikë dhe një pistoletë me gaz.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Rasti po hetohet për lëndim të rëndë trupor, lëndim të lehtë trupor dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.