KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Gashi ironizon pas takimit Kurti-Abdixhiku: U mbars mali, polli ni mi

Gashi ironizon pas takimit Kurti-Abdixhiku: U mbars mali, polli ni mi

Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, ka reaguar pas takimit të fundit ndërmjet kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Përmes një postimi, Gashi ka ironizuar deklaratat e bëra pas takimit, duke përdorur shprehjen popullore: “U mbars mali, polli ni mi”.

Ai ka vlerësuar se takimi u shoqërua me shumë pritje dhe premtime, por pa rezultate konkrete.

“Shumë zhurmë, shumë premtime, shumë pritje e në fund, asgja”, ka shkruar Gashi.

Deputeti i zgjedhur i LDK-së ka kritikuar gjithashtu mënyrën e qeverisjes, duke thënë se kjo ndodh kur, sipas tij, propaganda e zëvendëson punën.

“Kjo asht ajo që ndodh kur propaganda e zëvendëson punën, e pushteti madhështinë e premtimeve”, ka deklaruar ai.

Reagimi i Gashit vjen pasi Kurti deklaroi se gjatë takimit me Abdixhikun kishte parë vullnet nga LDK-ja për të arritur një marrëveshje që do t’i mundësonte vendit zgjedhjen e presidentit të ri.

Nga ana tjetër, Abdixhiku tha se palët janë pajtuar në parim për profilin e presidentit të ardhshëm, duke theksuar se LDK-ja nuk kërkon asgjë tjetër përveç stabilitetit institucional./Telegrafi.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.