KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

VLEN: Opozita shqiptare po e bllokon ligjin për përfaqësim të drejtë

VLEN: Opozita shqiptare po e bllokon ligjin për përfaqësim të drejtë

Zëdhënësi i partisë VLEN, Driton Sulejmani, akuzon partinë opozitare shqiptare BDI se po e bllokon miratimin e Ligjit për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat. Sipas Sulejmanit, ky ligj është një nga pjesët kryesore të zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit dhe, siç tha ai, është e habitshme që BDI nuk e përkrah një zgjidhje të tillë ligjore.

Sulejmani tha se BDI-ja ka pasur mundësi që këtë çështje ta zgjidhte gjatë dy dekadave sa ishte në pushtet, por nuk e ka bërë. Ai pretendon se tani, kur po tentohet të vendoset një kornizë e re ligjore për përfaqësimin e drejtë dhe adekuat, BDI po e pengon procesin.

“E njejta situatë është me ligjin për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat, i cili e avanconë Përfaqësimin e Drejtë dhe Adekuat, e vendos nga kategoria e mekanizmit në kategori ligjiore dhe thjeshtë po habitemi se si BDI po bënë sjellje të tilla, të cilat nuk janë të hijshme dhe të cilat mendojë që janë edhe kundër interesave të shqiptarëve të Maqedonisë, thejshtë po habitemi se si me aq lehtësi thojnë se ne nuk e kalojmë këtë ligj, ne e bllokojmë këtë ligj. Është njejtë sikurse ta bllokojshë ligjin për gjuhët, është njejtë sikurse ta bllokojshë decentralizimin, të gjitha këto janë pjes esenciale të Marrëveshjes së Ohrit”, deklaroi Sulejmani.

Sulejmani shpreson se BDI-ja, siç tha, më në fund do të vetëdijësohet dhe do të reflektojë për qëndrimin e saj ndaj Ligjit për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat.

Ai bëri një krahasim me miratimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve në vitin 2018, duke theksuar se në atë kohë si opozitë, kishin vlerësuar se ligji nuk ishte zgjidhja ideale dhe nuk e zgjidhte plotësisht çështjen e gjuhës shqipe, por sipas Sulejmanit, edhe pse e kishin kritikuar ligjin, e kishin përkrahur atë me qëllim që të bëhej një hap përpara në zgjidhjen e kësaj çështjeje.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.