KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Një lindje jo e zakonshme në Spitalin e Mitrovicës, foshnja peshon mbi 5 kilogramë

Një lindje jo e zakonshme në Spitalin e Mitrovicës, foshnja peshon mbi 5 kilogramë

Një lindje e veçantë është realizuar në Repartin e Gjinekologjisë të Spitalit të Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, ku një nënë ka sjellë në jetë në mënyrë natyrale një foshnjë me peshë 5.050 gramë.

Sipas njoftimit të spitalit, foshnja ka pasur gjatësi prej 65 centimetra dhe përmasa 65/57 centimetra.

“Në Repartin e Gjinekologjisë të Spitalit të Përgjithshëm ‘Dr. Sami Haxhibeqiri’ në Mitrovicë, u krye me sukses një lindje e veçantë natyrale”, thuhet në njoftim.

Lindja është realizuar me kujdesin e mjekëve Vjollca Çitaku dhe Bajram Drevinja, si dhe ekipit të mamive dhe infermiereve Nazmije Gruda, Selvete Voca dhe Shengyl Xhaka.

“Kjo lindje natyrale u realizua falë përkushtimit dhe kujdesit të vazhdueshëm të mjekëve dr. Vjollca Çitaku e dr. Bajram Drevinja, si dhe ekipit të mamive dhe infermiereve”, njoftoi spitali.

Nga Spitali i Përgjithshëm në Mitrovicë e kanë cilësuar rastin si të veçantë, duke vlerësuar profesionalizmin dhe përkushtimin e stafit shëndetësor gjatë procesit të lindjes.

“Ky është një rast i veçantë për spitalin tonë dhe një moment i jashtëzakonshëm që dëshmon profesionalizmin, përkushtimin dhe kujdesin e lartë të ekipit shëndetësor gjatë gjithë procesit”, thuhet në njoftim.

Spitali i ka uruar nënës dhe familjes, ndërsa foshnjës i ka dëshiruar shëndet dhe jetë të gjatë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.